Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se figurat e larta ushtarake në Mianmar duhet të hetohen për genocid. Sipas raportit krimet kundër njerëzimit janë kryer në shtetin Rakhine dhe në disa zona të tjera. Raporti, i bazuar në qindra intervista, është dënimi më i fuqishëm nga OKB-ja për dhunë kundër myslimanëve. Në raport bëhet thirrje që rasti të dërgohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Drejtësisë.