Tech

OpenAI siguron një kontratë 200 milionë dollarëshe nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së!

Pentagoni ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë me vlerë 200 milionë dollarë me OpenAI, prodhuesin e ChatGPT, për të ofruar mjete të inteligjencës artificiale për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. “Sipas kësaj kontrate, kompania do të zhvillojë prototipe të teknologjive më të avancuara të Inteligjencës Artificiale për të adresuar sfida kritike të sigurisë kombëtare, si në fushën e luftës, ashtu edhe në sistemet administrative”-tha Pentagoni në një deklaratë zyrtare. Puna do të zhvillohet kryesisht në dhe përreth Uashingtonit, dhe përfundimi i projektit është parashikuar për korrik 2026.

Javën e kaluar, OpenAI deklaroi se ritmi vjetor i të ardhurave të saj ka arritur në 10 miliardë dollarë, duke e vendosur kompaninë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat vjetore, në një kohë kur përdorimi i Inteligjencës Artificiale është në rritje të shpejtë. Në mars, OpenAI njoftoi se planifikon të mbledhë deri në 40 miliardë dollarë në një raund të ri investimesh të udhëhequr nga kompania japoneze SoftBank, me një vlerësim prej 300 miliardë dollarësh. Deri në fund të marsit, OpenAI kishte arritur 500 milionë përdorues aktivë në javë.

Opsioni më i ri për chatbot-in e inteligjencës artificiale (AI) është më i ngadalshëm, por ofron përgjigje më të sakta. OpenAI vazhdon të publikojë shpejt modele të reja AI-je. Kompania në muajin prill prezantoi modelet o3 dhe o4-mini për platformën e saj ChatGPT.  Kur OpenAI shton etiketën “pro” në modelet e saj AI, kjo tregon një version që është krijuar të jetë pak më i ngadaltë në ofrimin e përgjigjeve, por që ofron përgjigje më të mira dhe më të sakta. “Ne rekomandojmë që o3-pro të përdoret për pyetje kërkuese, ku besueshmëria është më e rëndësishme se shpejtësia dhe pritja disa minuta më gjatë ia vlen në fund”-thonë nga kompania OpenAI.