18 dejtues automjetesh penalizoi policia për mospërdorim të rripit të sigurisë, 1 drejtues u procedua penalisht pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi ndërsa 2 të tjerë qarkullonin pa siguracion. Ndëshkimit nuk i shpëtuan edhe 12 drejtues moto-mjetesh pa kaskë mbrojtëse. Operacioni që përfshiu një spektër të gjerë kontrollesh u kodua “Tipso 2018”.