Gossip Showbiz

Pak pas dasmës së Selena Gomez, Justin Bieber poston nga pushimet luksoze!

Justin Bieber po shijon një qëndrim luksoz në resortin prestigjioz “Gleneagles” në Skoci, ku ka provuar edhe fushën e njohur të golfit.

Këngëtari kanadez u pa duke mbërritur në aeroportin e Dundee të enjten pasdite, i shoqëruar nga një grup miqsh. Edhe pse nuk ishte i regjistruar për Kampionatin Alfred Dunhill Links, Bieber nuk hezitoi të ndajë me fansat momente nga eksperienca e tij.

Ai publikoi fotografi nga ambientet elegante të hotelit dhe nga raundet e golfit në shi, ku shfaqej me stilin e tij karakteristik – i veshur me xhaketa shiu, syze dielli dhe gjithmonë në humor të mirë.

Fansat, përveçse të entuziazmuar për paraqitjen e tij, nuk i shpëtuan vëmendjes as mjekrës së dendur të këngëtarit, e cila shkaktoi reagime të ndryshme dhe komente me humor në rrjetet sociale.

Pushimet e Bieber-it në Skoci vijnë pas martesës së bujshme të ish-të dashurës së tij, Selena Gomez, me producentin Benny Blanco, ngjarje që u shoqërua me shumë vëmendje mediatike.

Megjithatë, duket se Justin është i fokusuar te vetja dhe aktivitetet që e relaksojnë. Ai po kombinon sportin me pushimin në një atmosferë të qetë, duke treguar se për momentin prioritetet e tij janë argëtimi dhe koha me miqtë.