Në Pakistan ngrihet alarmi për sulmet masive ndaj shkollave të vajzave, vetëm në 24 orët e fundit u sulmuan 12 të tilla. Agresorët dëmtuan godinat me mjete të forta dhe më pas u vunë zjarrin. Në rajonet veriore të Pakistanit, ku pjesëmarrja dhe cilësia e arsimit është më i ulëti në vend, shkollat e vajzave shpesh janë objekt i sulmeve.