Showbiz

Pamela Anderson sfidon normat e bukurisë! Pse shfaqet pa grim në evente?

Pamela Anderson ka folur hapur për qëndrimin e saj ndaj standardeve të bukurisë moderne, filtrave dhe inteligjencës artificiale, gjatë një interviste për “Harper’s Bazaar”.

Aktorja 56-vjeçare, e cila do të rikthehet në ekran me rolin e saj në filmin e ardhshëm “Naked Gun”, theksoi se dëshiron të sfidojë pritshmëritë e shoqërisë për pamjen.

Mendoj se me inteligjencën artificiale dhe filtrat, njerëzit po bëhen paksa të mërzitshëm. Dua të sfidoj normat e bukurisë. Gjithmonë kam qenë rebele. Nuk shoh kurrë dikë dhe mendoj: ‘Dua të dukem kështu’. Dua vetëm të di kush jam

-u shpreh Anderson.

Aktorja, e njohur për stilin e saj ikonik në vitet ’90, foli edhe për vendimin e saj për të shfaqur një pamje natyrale, pa grim, në tapetin e kuq.

Është një liri e vërtetë të dish se mund të ecësh në tapetin e kuq pa asnjë grim. Dua të them, pse nuk mundem unë? Burrat e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës

-shtoi ajo.

Pamela reflektoi mbi këtë zgjedhje të saj edhe në një intervistë të mëparshme për “Entertainment Tonight”, duke shpjeguar se dëshironte të përqafonte thjeshtësinë dhe autenticitetin.

Kjo pamje e thjeshtë është thjesht mënyra se si fillova. Doja vetëm të kujtoja kush jam. Kam luajtur personazhe gjithë jetën time, dua ta bëj këtë në filma, jo në jetën time personale

Ajo e përmbylli mesazhin e saj me një thirrje për vetëpranim:

Në një moment duhet të thuash: ‘Kjo është e gjitha që kam’. Dorëzoju asaj. Dhe kjo është lumturia e vërtetë.