Bota

Papa Françesku takon sot viktimat e abuzimit seksual

Papa Françesku do të takohet sot me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët gjatë vizitës së parë papale në Republikën e Irlandës pas pothuajse 40 vjet. Vizita përkon me ‘Takimin Botëror të Familjeve’, një tubim katolik global që mbahet çdo tre vjet. Ajo do të përfundojë nesër me një Meshë për 500.000 njerëz në Phoenix Park. Më herët në një letër drejtuar 1.2 miliardë katolikëve në botë Ati i Shenjtë dënoi “mizoritë” e abuzimit seksual të fëmijëve dhe mbulimin e këtyre ngjarjeve nga priftërinjtë.