Papa Françesku refuzoi t’u përgjigjet pretendimeve të një ish-diplomati të Vatikanit, i cili ka bërë thirrje për dorëheqjen e tij. Kryepeshkopi Carlo Maria Vigano e akuzoi drejtpërdrejt Atin e Shenjtë se ka mbuluar akuzat për abuzime seksuale të një kardinali amerikan. Papa u pyet mbi këto akuza nga reporterët e pranishëm në fluturimin e kthimit për në Romë. Ai tha se nuk ka asnjë fjalë të vetme për të thënë ndaj letrës 11-faqëshe të kryepeshkopit Vigano.