Një qytet gjerman theu një rekord botëror Guinness duke organizuar një paradë që përfshinte rreth 900 ose më shumë qen të racës dachshund. Regensburgu, shtëpia e muzeut me temë dachshund, Dackelmuseum, organizoi shëtitjen më të madhe në botë me këta qen, ku të paktën 897 qen të racës wiener ecën me pronarët e tyre. Disa numërime sugjeruan se shifra mund të ketë arritur deri në 1,175, por Guinness World Records mundi të konfirmojë vetëm 897.
Seppi Küblbeck, i cili themeloi Dackelmuseum-in me bashkëshortin e tij, Oliver Storz, tha se parada kishte për qëllim të sillte energji pozitive në komunitet. “Dachshundi nuk është politik”-tha ai për gazetën Süddeutsche Zeitung. “Për dachshund-in, të gjithë njerëzit janë të barabartë pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo vendi nga vijnë”.