Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 24 mars 2026!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Nuk do të mungojnë reshje shiu me intensitet të ulët në qendër e në jug, ndërsa lokalisht ka shtrëngata afatshkurtra të izoluara në relievet malore.

Në majat e maleve bien reshje bore të dobëta, në formën e flokëve.

Era fryn me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male, hera-herës, era arrin shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 2-3 ballë. Temperaturat variojnë 1-22 gradë Celsius.