Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, ndërsa pas mesdite do të mbizotërojë mot i kthjellët.
Temperaturat variojnë 11-30 gradë Celsius.
Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Në Adriatik dhe Jon, deti është i forcës 2-4 ballë.