Showbiz

Paris Hilton “vjedh” skenën në TikTok Awards, pamja që la pa fjalë Hollywood-in!

Paris Hilton ishte pa dyshim ylli absolut i mbrëmjes në edicionin e parë amerikan të TikTok Awards, i mbajtur të enjten në Hollywood Palladium. Ikona 44-vjeçare e modës dhe medias elektrizoi tapetin e kuq me një paraqitje që nuk kaloi pa u vënë re.

Ajo zgjodhi një kostum dramatik kuq e zi, me fund asimetrik që theksonte këmbët dhe çizme të zeza masive, duke krijuar një pamje të guximshme dhe moderne.

Look-u u kompletua me doreza të gjata dhe geta transparente, ndërsa flokët e saj biondë u lanë të lirshëm, duke i dhënë stilit një elegancë klasike.

Gjatë mbrëmjes, Hilton u nderua me çmimin “Inspirimi i Vitit”, si vlerësim për ndikimin dhe frymëzimin që ajo vazhdon të ketë te komuniteti i TikTok-ut, duke dëshmuar se mbetet një figurë ikonike edhe në epokën e rrjeteve sociale.

Eventi mblodhi një sërë emrash të njohur nga bota e argëtimit, mes tyre Jeremiah Brown, i shpallur “Ylli në Ngritje i Vitit”, Jordan Chiles me partnerin Ezra Sosa, si edhe Cedric the Entertainer dhe Tan France nga “Queer Eye”, të cilët sollën stil dhe shkëlqim në tapetin e kuq.

Mbrëmja u kthye në një festë të vërtetë të yjeve të rinj dhe ikonave të vjetra të showbiz-it, por ishte Paris Hilton ajo që arriti të dominojë vëmendjen, duke provuar edhe një herë se karizma dhe stili i saj mbeten të pakrahasueshme.