Bota Sport

Parisi në “këmbë” për Messin! “Pleshti” në pishinë me familjen dhe miqtë në Spanjë.

Të gjithë ishin të sigurt që Leo Messi do të zbarkonte në Paris sot dhe më pas të nënshkruante me PSG-në. Për këtë arsye në kryeqytetin francez shpalosën nëpër dyqane rrobash edhe fanellën e Messit me PSG-në, duke i zgjedhur edhe numrin 19. Dhjeta te PSG është e Neymar dhe me logjikë ata kanë zgjedhur numrin e dytë që mbante te Barcelona.


Paris Saint Germain mbetën skuadra favorite për të nënshkruar me argjentinasin dhe vet Messi e pranoi se ka ofertë nga francezët.
Por argjentinasi tha se është kontaktuar nga shumë klube, derisa PSG vazhdon të mbetet favoriti kryesor. Megjithatë mediat nga mbarë bota janë të bindura se Messi do të zbarkojë në Paris për të vazhduar karrierën te PSG.


Edhe pse ende nuk ka një datë ose ditë kur do të arrijë Messi në kryeqytetin francez, mediat franceze kanë raportuar se para aeroportit janë stacionuar nga dita e djeshme qindra gazetar dhe fotoreporter që po presin daljen e Messit.
Por ndërsa të gjithë e presin argjentinasin në Paris, ai duket se nuk ka ndër mend të lëvizë së shpejti nga Barcelona. Messi është filmuar në shtëpinë e tij në Barcelonë, por nuk duket se po bën gati valixhet. Përkundrazi, ai ishte me kostum banje dhe bashkë me familjarët duket se ka kaluar drekën në pishinë.

https://www.youtube.com/watch?v=iJ7xSGuEIJ8