Gossip Showbiz

Pas akuzave të rënda mbi Liam Payne për shpërndarje të fotove intime, reagon ish-partnerja!

Maya Henry, ish-e fejuara e Liam Payne, ka akuzuar këngëtarin e One Direction për shpërndarjen e fotove private të saj pa pëlqimin e saj pas mbarimit të lidhjes. Modelja 23-vjeçare, e cila kishte një lidhje me këngëtarin për tre vjet, ka shpjeguar se edhe pas vdekjes së Liam, ajo vazhdon të përballet me pasojat e veprimeve të tij, duke përfshirë publikimin e imazheve të saj private.

Në një intervistë për Rolling Stone, Maya ka ndarë përjetimet e saj të dhimbshme dhe sfidat që ka kaluar pas humbjes së tij, duke treguar se ende po lufton me pasojat e veprimeve të tij pas përfundimit të marrëdhënies.

Ajo po ashtu ka zbuluar se Liam kishte pasur vështirësi me varësinë nga droga dhe kishte ndërmarrë veprime që e kishin lënduar atë në mënyra të ndryshme, të cilat ajo nuk mund t’i kuptonte plotësisht.

Pas vdekjes së Liam, Maya është përballur me kritika të padrejta në rrjetet sociale, ku disa e akuzuan për shkak të humbjes së tij. Ajo ka mohuar këto akuza dhe ka gjetur mbështetje nga fansat e saj në këtë periudhë të vështirë.