Pas “dasmës” simbolike që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, marrëdhënia mes DJ Gimbo dhe Selin Bollati duket se po bëhet gjithnjë e më emocionale.
Dy banorët, të cilët tashmë kanë pranuar publikisht ndjenjat për njëri-tjetrin, vijuan momentet romantike edhe në orët e para të mëngjesit.
Atmosfera e krijuar pas ceremonisë së improvizuar nuk mbeti vetëm brenda mbrëmjes festive. Gjatë mëngjesit, Gimbo vendosi të surprizojë Selinin me një gjest të veçantë, duke i lënë një letër të shkruar me dorë, e cila u kap nga kamerat e shtëpisë.
Në mesazhin e tij, ai i drejtohet Selinit me një përkëdheli në anglisht, duke e quajtur “wifey”, një term që përdoret shpesh për bashkëshorten.
Në letër ai shkruan:
Morning wifey. Sot po ndihem tepër mirë. Shpresoj që dhe ti po ndihesh mirë. Je ndjenja ma e mirë e jemja.
Ky dedikim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të publikut që ndjek Big Brother VIP Albania, pasi vjen në një moment kur afrimiteti mes tyre është bërë gjithnjë e më i dukshëm.

Gjatë ditëve të fundit, Gimbo dhe Selin janë parë shpesh në biseda intime, momente romantike dhe gjeste të vogla që kanë treguar qartë afërsinë e tyre.
Edhe pse gjithçka po ndodh brenda lojës së reality show-t, dinamika mes tyre po ndiqet me shumë interes nga publiku, i cili po pret të shohë se si do të zhvillohet më tej marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë.