Celebrities Film & Tv Gossip

Dita e parë si çift i martuar, Rogerti ‘nuk lë rehat’ Gimbon dhe Selinën: Pse nuk fjetët në një krevat?

Mëngjesin e sotëm, Gimbo dhe Selin u zgjuan duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Pas dasmës që çifti pati mbrëmjen e kaluar, sot ata kanë qenë më afër se kurrë me njëri-tjetrin. Ndërsa Gimbo zgjonte Selin duke qëndruar pranë saj në shtrat, Rogerti nisi të komentonte çiftin. Duke i kujtuar dasmën që ata patën mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Rogerti ironizoi banorët ndërsa i pyeste pse nuk fjetën bashkë në një krevat. Pas fjalëve të Rogertit, asnjëri nga të dy nuk ka komentuar, duke bërë që banori ta kthente bisedën drejt Mateos, duke e quajtur atë aleat të çiftit. Pjesë nga biseda:

Rogerti: Je në skuadër të fortë. Çohu motër, presim sulmet sot. Gimbo, o Gimbo, pse nuk keni fjetur në një krevat sot? Ti, Mateo, nuk je martuar, nuk presim sulm nga ti sot. A je aleat?

Mateo: Aleat i kujt?

Rogerti: A je aleat i Selinës, se Gimbo nuk ekziston për momentin?