Gossip

Pas zërave për krizë, Justin dhe Hailey Bieber shfaqen më të afërt se kurrë?

Justin dhe Hailey Bieber u panë së bashku në një mbrëmje festive në restorantin ekskluziv Funke në Beverly Hills, të enjten në mbrëmje, duke dhënë një mesazh të qartë për publikun: marrëdhënia e tyre është më e fortë se thashethemet.

Çifti u shfaq i qeshur dhe i relaksuar, vetëm një ditë pasi kishin ndarë me ndjekësit momente nga një darkë intime në shtëpi, ku përgatisnin sushi së bashku.

Justin kishte zgjedhur një stil të errët dhe modern, me xhaketë lëkure të zezë, këmishë të kuqe dhe xhinse të errëta, ndërsa Hailey u shfaq elegante dhe minimaliste me një bluzë të zezë të shkurtër, xhaketë dhe xhinse klasike.

Pamja e saj u plotësua nga modeli elegant i flokëve “flippy lob”, që i dha look-ut një prekje fine dhe bashkëkohore.

Së fundmi, dyshja ishte kthyer nga një udhëtim në Tokio, ku shijuan kuzhinën tradicionale japoneze dhe vizituan tregun e famshëm Tsukiji. Pas disa ditësh relaksi në shtëpi, ata vendosën ta mbyllnin javën me një dalje romantike në qytet.

Justin kishte ndarë më herët edhe pamje nga përgatitja e sushi-t në shtëpi, duke treguar atmosferën e ngrohtë dhe plot humor mes çiftit.

Dalja e tyre e fundit, e qetë dhe plot harmoni, duket se hedh poshtë zërat për probleme në martesë, duke treguar se Justin dhe Hailey po shijojnë çdo moment së bashku.