Lajmet e fundit Politikë

Lindita Nikolla zgjidhet në krye të Kuvendit me 79 vota pro/ PD gris fletën e votimit, Rama i mbledh. Ja çfarë ndodhi në seancën e dytë plenare!

U betuan sot pasdite 140 deputetët e rinj të parlamentit. Seanca e dytë plenare për këtë ditë nisi me fjalën e deputetes Klotida Bushka, e cila ishte dhe kryetarja e komisionit të verifikimit të mandateve.

Gjatë fjalës së saj, ajo miratoi të gjitha mandatet e fituara dhe deputetët për secilën parti përkatëse. Gjithashtu, u konfirmuan dhe 4 emrat që do të zëvendësojnë deputetët që dorëzuan mandatin e deputetit.

Në emër të komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve, po ju paraqes raportin e miratuar unanimisht. Komisioni është mbledhur sot dhe në mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët. Më datë 25 prill u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Në këto zgjedhje morën pjesë 17 subjekte zgjedhore. Bazuar në vendimin 21 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen përfundimtar të zgjedhjeve, përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë, subjektet: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste dhe Partia Social Demokrate. Komisioni ka përllogaritur ndarjen e mandateve dhe kandidatët fitues. Sipas vendimit të KQZ, shpërndarja e mandateve është, 74 mandate PD, 59 PD, 50 mandate Partia Demokratike, 1 mandat Partia Agrare, 3 mandate Partia Republikane, 2 mandate PDIU. 4 mandate LSI dhe 3 mandate PSD. Komisioni i përkohshëm administroi vendimin e KQZ listën emërore të deputetëve të zgjedhur, shkresën e depozituar në Kuvend nga KQZ. Katër deputetë kanë dhënë dorëheqjen e mandateve. Në emër të të gjithëve kam kënaqësi t’ju uroj suksese në këtë detyrë dhe sa me më shumë punë dhe rezultate në interesin e shqiptarëve, tha Bushka.

Teksa i erdhi momenti votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, në mënyrë demonstrative deputetët e PD kanë grisur fletët e votimit.

Ata kanë marrë fletët e përcaktuara për të vouar dhe i kanë grisur pranë kutisë ku supozohej të hidheshin këto fletë.

Të njëjtin veprim ka bërë dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili më herët kishte porositur grupin parlamentar të mos e votonte Nikollën si kryetare e Parlamentit.

I papritur ka qene edhe reagimi i Kryeministrit Rama i cili i ka mbledhur fletët egrisura dhe ja ka dorëzuar deputetit demokrat Belind Këlliçi.

Gjatë këtij votimi Berisha nuk i është përgjigjur apelit dhe pas betimit si deputet është larguar nga seanca.

Në fund të votimit rezultoi se Lindita Nikolla mori 79 vota duke u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa deputetët e opozitës u larguan nga parlamenti.