Politikë

PD: Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet ndaj Arta Markut

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Tiranës të hetojë e të pezullojë nga detyra Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Një ditë pas padisë së Opozitës ndaj Kryeprokurores, Selia Blu e akuzon se ka punuar për të shkatërruar hetimet ndaj dosjeve Tahiri e Shullazi: “Mediat kanë sjellë prova që faktojnë se, pasi largoi Elisabeta Imerin nga çeshtja Tahiri, Arta Marku, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe Besim Hajdarmatën, në të njëjtën ditë që u kërkua sekuestrimi i pasurive miliona euroshe të Habiljave dhe i audit të famshëm të Saimir Tahirit, AA 003 GB, me të cilin Habilajt bënin trafik ndërkombëtar droge”, tha Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.