Disa përbërës të zakonshëm në shampot mund të jenë të dëmshëm për shëndetin e flokëve dhe kokës. Ekspertët rekomandojnë t’i shmangni produktet që përmbajnë këta përbërës:
1. Alkooli
Alkolet me zinxhir të shkurtër, si alkooli izopropilik dhe etanoli, mund të thajnë flokët dhe të irritojnë lëkurën e kokës. Megjithatë, alkolet yndyrore si cetyl dhe stearyl alcohol janë të sigurta dhe madje ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë.
2. Katran guri
Përdoret në shampot për psoriazë, por në sasi të mëdha mund të shkaktojë irritim, djegie ose madje humbje flokësh. Gratë shtatzëna duhet ta shmangin për shkak të mungesës së studimeve mbi sigurinë.
3. Polietilen glikolat
PEG-të përdoren për trashjen e produkteve të flokëve, por mund të shkaktojnë irritim të kokës dhe janë ndonjëherë të ndotura me substanca kancerogjene si 1,4-dioksani.
4. Seleni sulfid
Përdoret për zbokthin, por nëse përdoret shumë shpesh, mund të shkaktojë irritim dhe rënie të përhershme të flokëve. Përdoreni vetëm 2–3 herë në javë dhe alternojeni me shampon më të butë.
5. Silikonet
Edhe pse i japin shkëlqim flokëve, silikonet krijojnë shtresë që pengon hidratimin natyral, duke i bërë flokët të thatë dhe të pajetë.