Pandemia e koronavirusit fatkeqësisht qarkullon ende si armik i padukshëm përreth nesh, kështu që ne duhet të mësohemi me mbajtjen e maskës dhe qëndrimin në shtëpi. Ndërsa qëndrojmë në shtëpi mund të shikojmë më shumë filma në Netflix dhe të shoqërojmë mbrëmjet e këndshme dhe të ngrohta me një gotë verë të kuqe.
Vera e kuqe ka përfitime të shumta shëndetësore. Nëse konsumoni shpesh alkool dëmtoni rëndë mëlçinë tuaj, por pirja e verës brenda normave të rekomanduara ju sjell përfitimet shëndetësore si më poshtë:
1.Në një studim të vitit 2014 hulumtuesit zbuluan se vera e kuqe vret bakteret në organizmin tuaj. Parandalon kavitetet në gojë. Nëse ju konsumoni verë të kuqe do të vrisni bakteret që mban goja juaj dhe mishrat e dhëmbëve në brendësi.
2.Vera e kuqe ka efekte antiplakje. Gjithkush dëshiron që të duket i ri dhe të jetojnë gjatë. Nuk duhet të shkoni më larg se te vera e kuqe për të kërkuar çelësin e rinisë. Kjo nuk do t’ju bëjë një të pavdekshëm, por ajo mund të ngadalësojnë plakjen e trupit tuaj. Pirja e rregullt e verës së kuqe bën që lëkura juaj të jetë e shëndetshme dhe të bëhet më rezistente ndaj dëmeve që shkakton dielli. Por vera e kuqe ju ndihmon që të dukeni pesë vjet më të rinj nëse e konsumoni rregullisht atë. Konsumi i verës së kuqe lidhet edhe me zvogëlimin e rrezikut për sëmundjet e moshës, si diabeti, kanceri dhe Alzheimer. Në fakt, vera pengon në 80 për qind më pak për t’u prekur nga sëmundja Alzheimer.
3.Vera ju mban larg alergjive. Tingëllon çuditshëm, sepse mund të ketë dhe njerëz që kanë alergji apo dhe nuk mund të pinë alkool, por është vërtetuar se vera e kuqe ju mbron nga alergji të ndryshme.
4.Mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit. Nëse deri tani keni dëgjuar dhe menduar fjalë jo të bazuara diku se vera ose alkooli ndikon negativisht për shëndetin tuaj, sipas një studimi thuhet se vera e kuqe ju mban larg depresionit. Pa e tepruar, por brenda limiteve një ose dy gota verë do e ndihmojnë sistemin tuaj nervor për të qenë më i shëndetshëm.
5.Mban sheqerin në gjak nën kontroll, nëse keni diabetin e tipit 2. Në një studim të vitit 2015 të publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine” shkencëtarët caktojnë 224 pacientë me diabet tip 2 në një nga tre grupet. Grupi i parë u udhëzua për të pirë 5 gota verë të kuqe në darkë. E dyta duhej të pinte pesë gota verë të bardhë. Grupi i fundit duhet të pi ujë mineral. Deri në fund të studimit, studiuesit zbuluan se vera kishte kontroll më të mirë të sheqerit në gjak sesa ata që kanë konsumuar vetëm ujë. Nëse dëshironi të jeni sa më të shëndetshëm rekomandohet që të ndiqni këtë rregull.