Bota

Përfshihet nga flakët Katedralja e Nantës në Francë

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot pjesën e brendshme të Katedrales së Nantës, në perëndim të Francës. Flakët u vunë nën kontroll falë përpjekjeve të 60 zjarrfikësve, ndërsa u shkatërrua plotësisht kulmi i Katedrales, që digjet për herë të dytë në mbi 48 vjet. Kjo çoi në punime 13-vjeçare që përfunduan në 1985-ën. Ndërkaq, dëmi nga zjarri i sotëm nuk krahasohet me atë të shkaktuar nga flakët që përpinë Katedalen Notre-Dame të Parisit, 15 muaj më parë.