Një aksident ndodhi mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Grabianit në Lushnjë. Një kamion i ngarkuar me miell doli nga rruga dhe u përmbys, por fatmirësisht, pa pasoja të rënda, vetëm dëme materiale.
Drejtuesi deklaroi se humbi kontrollin e mjetit në hyrje të rrethrrotullimit për shkak të lagështirës, duke rrëshqitur dhe mos arritur ta mbajë në korsi kamionin. Policia kreu veprimet hetimore në vendngjarje ku disiplinoi lëvizjen e mjeteve.
Sipas të dhënave, kjo zonë ka një numër të lartë të aksidenteve për shkaqe të ndryshme, shpesh edhe me fatalitete.