Katër persona, mes të cilëve një vajzë 7-vjeçare dhe babai i saj, kanë humbur jetë në Soccia të Korsikës, nga një “përmbytje” e papritur e kanionit Zoicu, një prej atraksioneve kryesore turistike. E pajetë mbeti edhe drejtuesja e guidës, ndërkohë që personi i katërt nuk është identifikuar ende. Nga tragjedia raportohet se një person i pestë rezulton i zhdukur, ndërsa nëna e vajzës mundi të shpëtonte. Dallga e papritur në kanion ishte 3 metra e lartë.