Lifestyle

Përse nuk duhet të uleni asnjëherë në kafene gjatë takimit të parë

Nëse takimi i parë i njohjes bëhet në kafene, ka shumë mundësi të mos shkojë mirë ose të mos ketë një takim të dytë. “Lokacioni është gjëja kyç e takimit të parë. Nuk duhet të dilni në kafene nëse doni të keni sukses dhe të lini një përshtypje pozitive”, tregon Louanne Ward, specialistja e lidhjeve e takimeve.

Nëse arrini të fitoni një takim të dytë pasi të keni shkuar për kafe me partnerin, atëherë ju jeni një person 1 në 1 milion. Kjo nuk ndodh zakonisht.

Louanne Ward sugjeron të keni kujdes se cilën ditë të javës e zgjidhni për të dalë, si dhe të keni mjaftueshëm kohë për t’u lidhur me personin tjetër. Netët e së premtes, shtunës dhe të dielës duhet të shmangen sepse ka shumë zhurmë dhe presione të ndryshme.

Ajo sugjeron të dilni gjatë ditëve të tjera të kalendarit, ndërsa si lokacion zgjidhni një vend ku mund të pini koktejle të ndryshme sepse, sipas saj, mund të zgjidhni atë çfarë dëshironi së bashku dhe ka më shumë bashkëveprim sesa kur thjesht pini një kafe.

Sigurisht këto rregulla janë për tu mbajtur mend kur rreziku i infektimit nga Covid-19 të jetë ulur, baret të jenë të hapura deri në orët e vona të natës dhe ku mund të lëvizni lirshëm pa fasha orare.