Java e katërt e Superligës do të luhet e gjitha këtë fundjavë. Të shtunën do të luhen dy takime ndërsa të dielën tre ndeshjet e tjera.
Partizani do të presë AF Elbasanin në stadiumin “Arena e Demave” ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia – Tirana. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në orën 19:00.
Vora – Flamurtari dhe Dinamo – Bylis do të luhen të dielën në orën 16:00. Ndeshja përmbyllëse e javës së katërt, Teuta – Vllaznia do të luhet në orën 19:00 në ‘Niko Dovana’.
Superliga, raundi 4:
Partizani – AF Elbasani, 20 shtator, ora 19:00
Egnatia – Tirana, 20 shtator, ora 19:00
Vora – Flamurtari, 21 shtator, ora 16:00
Dinamo – Bylis, 21 shtator, ora 16:00
Teuta – Vllaznia, 21 shtator, ora 19:00