Bota

Policia franceze surprizon shqiptarin, i gjen në furgon 82 kg kokainë, marijuanë e hashash. Ja çfarë e tradhtoi

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Francë, nën drejtimin e një furgoni të vjedhur të ngarkuar me kokainë, marijuanë dhe hashash.

Automjeti, i regjistruar në Francë, mbërriti nga Spanja. Doli nga autostrada nëpërmjet daljes për në Céret. U përball me një kontroll doganor. Çuditërisht, shoferi, një shqiptar që jetonte në Gjermani, nuk mbante mend se në cilin qytet spanjoll kishte kaluar disa ditë pushim.

LEXO EDHE: Drogë dhe kallashnikovë mes Italisë dhe Shqipërisë, rrëfimi i të penduarit: 3 mijë kg erdhën me një jaht

Ai deklaroi se po vazhdonte udhëtimin e tij për në Marsejë për një pushim të shkurtër. Kjo i intrigoi detektivët. Ata vendosën ta kontrollonin “Ducato-n”. Pako me drogë ishin fshehur kudo.

Në total, u gjetën 15 kg hashash, 63 kg marijuanë dhe 4 kg kokainë. Qershia mbi tortë ishte furgonit i ishin falsifikuar të dhënat, automjeti ishte vjedhur në nëntor.

LEXO EDHE: Grupi përdorte kode sekrete, por nuk i shpëtoi dot policisë! Si u kapën gjysmë kg drogë në parkim në Milano

I sjellë para gjykatës, 40-vjeçari pranoi se ishte paguar për të kryer transportin, por mendonte se po transportone vetëm hashash.