Bota

Politika anti-emigracion, Trump: Në një moment, ICE do të largohet nga Minneapolis!

Në një intervistë telefonike me Wall Street Journal, Donald Trump u shfaq i hapur ndaj idesë së tërheqjes së ICE nga Minneapolis, megjithëse pa specifikuar një afat kohor.

Në një moment, ne do të largohemi. Ata kanë bërë një punë fenomenale, tha presidenti amerikan.

Komentet erdhën pasi infermieri Alex Pretti u vra nga agjentët federalë të emigracionit. Kur u pyet nëse këta të fundit do të largohen së shpejti, Trump vlerësoi përpjekjet e administratës në Minesota dhe u përgjigj:

Po lëmë një grup të ndryshëm njerëzish atje, për mashtrim financiar.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë përmendi një skandal të përhapur mashtrimi me shërbimet sociale në Amerikë, si justifikim për intensifikimin e zbatimit të ligjit për emigracionin.

Kaosi demokrat

Për incidentin në Minneapolis, Trump ua hodhi fajin demokratëve, duke i akuzuar jo vetëm për bashkëpunim me agjentë federalë, ndryshe nga shtetet republikane, por edhe për inkurajimin e “agjitatorëve të krahut të majtë për të penguar në mënyrë të paligjshme operacionet e tyre për të arrestuar më të këqijtë e të këqijve”.

Duke vepruar kështu, demokratët po i vënë emigrantët e paligjshëm kriminelë mbi qytetarët që zbatojnë ligjin dhe paguajnë taksat e kanë krijuar rrethana të rrezikshme për të gjithë të përfshirët. Tragjikisht, dy qytetarë amerikanë kanë humbur jetën si rezultat i këtij kaosi të shkaktuar nga demokratët.

“Mjaft me qytetet strehë për emigrantët”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i bëri thirrje Kongresit të miratojë ligjin për t’i dhënë fund politikave të juridiksionit të emigracionit, mes tensioneve në rritje. Në një postim në Truth Social, shkroi se i bën thirrje Kongresit, “të miratojë menjëherë ligjin për t’i dhënë fund qyteteve strehë.

I bëj thirrje Guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, Kryetarit të Bashkisë së Minneapolis-it, Jacob Frey dhe të gjithë kryetarëve të bashkive e guvernatorëve demokratë të punojnë zyrtarisht me administratën Trump për të zbatuar ligjet e vendit tonë, në vend që të rezistojnë dhe t’i fryjnë flakëve të përçarjes, kaosit e dhunës!