Bota

Pompeo: Korea e Veriut po dështon të përmbushë premtimin për t’u Denuklearizuar

Sekretari Amerikan i Shtetit akuzoi Korenë e Veriut se po dështon të përmbushë premtimin për t’u Denuklearizuar. Para një Forumi për Sigurinë Aziatike në Singapor, Mike Pompeo tha se “Ende duhet bërë rrugë, për të arritur një Phenian pa armë bërthamore”. Sipas tij, “Vendi komunist ka vazhduar të shkelë disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.