Bota Botë e Çuditshme

Prej një viti e vdekur në banesën e saj në Itali, punëtori i ndërtimit e gjen rastësisht!

Një grua 57-vjeçare nga Fiume në Kroaci, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në qendër të Como-s, pas më shumë se një viti që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte e vetme dhe siç duket, askush nuk e kishte kërkuar gjatë kësaj periudhe. Trupi i saj u gjet nga një punonjës i komunës, i cili po kontrollonte ndërtesën për disa dëmtime strukturore dhe ndjeu një erë të fortë që e çoi deri tek trupi i pa jetë i Nirvanës.

Në ceremoninë e varrimit, që u mbajt nga don Giusto, një prift nga Parrochia e San Martino në Rebbio, pati një apel të fuqishëm: “Mos e lini vetëm atë që kanë nevojë.” Ky rast ka tronditur bashkësinë lokale dhe ka ngritur pyetje mbi izolimin e individëve dhe nevojën për më shumë kujdes dhe solidaritet në shoqëri, sidomos për ata që jetojnë të vetmuar.