Health & Beauty Vitality Vibes | News

Prindërit duhet ta dinë se mosha më e hershme të një fëmije që mund të përkufizohet se ka asmë është…

E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë me Ilvi Begollin ka qenë Dr. Alkerta Ibranji, alergologe-imunologe për të diskutuar më shumë në lidhje me alergjitë që tani me ndryshimin e stinës dhe me ardhjen e dimrit që prekin shumë njerëz dhe jo vetëm kaq…

Sipas doktoreshës kur mund të kur mund të konsiderohet mosha më e hershme të një fëmije që mund të përkufizohet se ka asmë?

Deri në moshën pesë vjeç ne nuk mund të themi që një fëmijë është asmatik pasi fëmijët kanë një elasticitet në modulimin dhe në edukimin e sistemit të tyre imunitar. Ashtu siç ne nuk themi dot se ka asma të instaluar, ama disa kuadre klinike, disa fishkëllima në kraharor këta fëmijë i bëjnë dhe nuk mund të jemi indiferent ndaj këtyre simptomave.

Rishtaz së fundmi doktoresha u shpreh se po shikon tek fëmijët në moshë të vogël jo vetëm në vendi tonë, por edhe në rang global të kenë tendencën për të zhvilluar simptomatologji asmatike. Diçka e çuditshme në moshë kaq të vogël, të cilën e shpjegoi me detaje. Zbulo këtu!