Qeveria gjermane e Angela Merkelit dënoi ashpër dhunën që shpërtheu në qytetin e Chemnitzit. Qindra ekstremistë të djathtë u mblodhën pas vrasjes së një 35-vjeçari gjerman, i cili u qëllua për vdekje gjatë një feste në qytet. Mendohet se autorët e vrasjes janë emigrantë. Incidenti çoi në përshkallëzimin e situatës, deri në protesta të dhunshme e përplasje.