Gossip Showbiz

Pse Ariana Grande dhe Cynthia Erivo u injoruan nga Oscar 2026? Zbulohen prapaskenat e “Wicked”!

Mungesa e nominimeve për Oscar 2026 për Ariana Grande dhe Cynthia Erivo, për rolet e tyre kryesore në adaptimin kinematografik të muzikorit “Wicked: For Good”, ka shkaktuar reagime të forta dhe debate të zjarrta në industrinë e filmit dhe në rrjetet sociale.

Dy artistet, të cilat interpretuan personazhet ikonike Glinda dhe Elphaba, u vlerësuan gjerësisht nga publiku për kiminë në ekran dhe performancat vokale, por kjo duket se nuk mjaftoi për të bindur votuesit e Akademisë së Filmit.

Sipas një votuesi anonim të Akademisë, Ariana Grande dhe Cynthia Erivo “lanë shumë njerëz pa fjalë”, por jo domosdoshmërisht në mënyrën e duhur.

Ai shprehet se, ndonëse të dyja kishin prezencë të fortë skenike dhe një lidhje të dukshme mes tyre, filmi në tërësi nuk u perceptua si mjaftueshëm i fuqishëm artistikisht për të justifikuar nominime individuale.

Një tjetër faktor që thuhet se ka ndikuar negativisht ishte turneu intensiv promovues. Burimi pohon se performancat publike dhe paraqitjet e shpeshta të dyshes u konsideruan nga disa anëtarë të Akademisë si të ekzagjeruara dhe të kalkuluara, duke krijuar përshtypjen se ato po “luanin role” edhe jashtë ekranit për të fituar simpati.

Gjithashtu, disa votues raportohen të kenë shprehur lodhje nga prania e vazhdueshme e Ariana-s dhe Cynthia-s në tapetet e kuqe dhe eventet mediatike, ndërsa në rrjetet sociale u ngritën shqetësime edhe për humbjen e dukshme në peshë të të dyjave, çka ndezi diskutime mbi presionin estetik në industrinë e filmit.

Mungesa e nominimeve ka rihapur debatin mbi kriteret reale të Akademisë, ndikimin e marketingut dhe PR-së agresive, si dhe balancën mes performancës artistike dhe perceptimit publik.

Pavarësisht këtij zhgënjimi, Ariana Grande dhe Cynthia Erivo vazhdojnë të konsiderohen figura kyçe të filmit muzikor modern, ndërsa shumë kritikë janë të bindur se kjo mospërfshirje në Oscar 2026 nuk do të ndikojë në suksesin afatgjatë të karrierave të tyre.