Health & Beauty Lifestyle

Pse dobësohet imuniteti me moshën? Ekspertët zbulojnë çfarë ndodh në trup pas viteve!

Me kalimin e viteve, trupi i njeriut kalon ndryshime natyrale që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në sistemin imunitar. Sipas ekspertes së imunologjisë dhe plakjes, Dr. Natalie Riddell, mbrojtja natyrale e organizmit nuk bie menjëherë, por dobësohet gradualisht, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe më të ngadalshëm në rikuperim.

Ajo shpjegon se në moshë të re, sistemi imunitar reagon më shpejt ndaj virozave dhe dëmtimeve fizike.

Me kalimin e kohës, ky proces ngadalësohet për shkak të rënies së qelizave T, të cilat luajnë rol kyç në luftimin e viruseve dhe qelizave të dëmtuara.

Çfarë ndryshon me moshën? Ekspertët thonë se me kalimin e viteve:

-pakësohen qelizat T mbrojtëse

-ngadalësohet rikuperimi nga sëmundjet

-plagët shërohen më ngadalë

-bie cilësia e antitrupave

-organizmi e njeh më vështirë infeksionin

Gjithashtu, gjëndra që prodhon këto qeliza zvogëlohet me moshën, duke ndikuar direkt në fuqinë mbrojtëse të trupit.

Rreziku i inflamacionit kronik

Një tjetër fenomen i lidhur me plakjen është rritja e inflamacionit kronik, i njohur si Inflammaging. Ky proces lidhet me sëmundje si:

-Diabeti

-probleme kardiovaskulare

-Demenca

-dobësim të përgjithshëm të organizmit

Si mund të ngadalësohet?

Specialistët theksojnë se stili i jetesës ka ndikim të madh. Për të ruajtur imunitetin rekomandohen:

-aktivitet fizik i rregullt

-gjumë cilësor

-menaxhim i stresit

-ushqyerje e balancuar

-peshë e shëndetshme

Veçanërisht dieta mesdhetare, e pasur me fruta, perime, peshk dhe yndyra të shëndetshme, ndihmon në uljen e inflamacionit.

Sipas ekspertëve, edhe mikrobioma e zorrëve ndikon drejtpërdrejt në sistemin imunitar, çka e bën ushqimin dhe stilin e jetës faktor kyç për një plakje më të shëndetshme.

Me pak fjalë, vitet kalojnë për të gjithë, por mënyra si jetojmë mund të ndikojë shumë në forcën mbrojtëse të trupit.