Celebrities Gossip Showbiz

Pse Mbretëresha Sophia nuk po kalon momentet më të mira të jetës së saj…

Mbretëresha Sofia nuk po kalon momentet më të mira të jetës së saj. Së fundmi nëna e Mbretit Felipe u emocionua gjatë një ngjarjeje publike. Shfaqja e emocioneve të Mbretëreshës Sofia erdhi vetëm disa ditë përpara ceremonisë së betimit të 18-vjetorit të mbesës së saj Princeshës Leonor në Kongres. Sofia, nëna mbretëreshë e Spanjës dhe motra e ish-mbretit të Greqisë, Kostandinit, nuk ishte e ftuar në ceremoninë historike në Cortes Generals dhe kjo i ka kushtuar shtrenjtë.

Arsyeja që ajo nuk mori pjesë ishte se Juan Carlos nuk ishte i ftuar në eventet për ditëlindjen e Leonorit, pasi Pallati nuk donte që kjo ditë të lidhej me të dhe skandalet e tij. Kështu, u vendos që të mos i dërgohej ftesë as gruas së tij, Mbretëreshës Sofia.

Të dy morën pjesë në një drekë private pas ngjarjeve publike, por kjo nuk mjaftoi për Mbretëreshën Sofia. Ditën e djeshme, Mbretëresha kishte ditëlindjen e saj të 85-të vetëm dy ditë pas ditëlindjes së mbesës së saj. Nëna e Mbretit nuk organizoi një festë të madhe, por thjesht një festë të vogël familjare.

Në këtë ditë, Mbretëresha Sofia e festoi atë me një drekë intime dhe një tortë me çokollatë. Ajo shoqërohej nga disa nga nipërit e saj, por jo nga Princesha Leonor, e cila tashmë ishte kthyer në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të Zaragozës për të vazhduar studimet e vitit të dytë.

Rikujtojmë, se princesha Leonor, trashëgimtarja e fronit spanjoll, u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës në ditëlindjen e saj të 18-të në një ceremoni solemne të mbajtur në Parlamentin e vendit. Ajo u shoqërua nga prindërit e saj, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia, gjithashtu dhe motra e saj më e vogël, Infanta Sofia. Mbretëresha e ardhshme u shfaq e veshur thjeshtë.