E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Bona Miekley, për të folur më shumë për konceptin e dashurisë. A beson ajo tek shpirti binjak dhe pse njerëzit dashurohen me një narcist?
Çfarë i ndodh trurit dhe shëndet të njeriut nga ana e psikologjisë, në rastet kur u ‘thyhet zemra’?
Kur dy persona ndahen, sidomos personi që është lënë nga tjetri, ka shumë pasoja. Personi që është lënë mendon rreth vetes së vet që nuk ka shumë vlera, që nuk është i denjë, që ndihet i padashur nga personi tjetër. Fillojnë dyshime, fillojnë e fajësojnë veten se ku kanë bërë gabime që ai tjetri i la. Kur dy persona duhen me njëri-tjetrin dhe personi i lënë shpeshherë ngaqë ka bërë kaq shumë për partnerin e vet, e lë beten pas dore. Shpeshherë në një dashuri të thyer, gjithmonë ka një person që shmang konfliktin dhe një person që do që të zgjidhë konfliktin. Dhe kur këta dy persona, kur njëri e eviton dhe tjetri e stimulon komunikimin, kur ky konflikt nuk ndodh në një moment të caktuar, gjithmonë do ketë probleme deri në momentin që këto konflikte të pazgjidhshme do kthehen në një thyerje zemre.