Lifestyle Live From Tirana Love & Sex

“Narcistët janë të tillë dhe me fëmijët e tyre”/Psikologia: Duken shumë sharmantë, nuhasin vajzat që…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Bona Miekley, për të folur më shumë për konceptin e dashurisë. A beson ajo tek shpirti binjak dhe pse njerëzit dashurohen me një narcist?

Një burrë narcist, a mund të jetë i tillë dhe me bashkëshorten e tij?

Patjetër. Një narcist, është narcist në të gjitha lidhjet. Edhe me fëmijët, tek pjesa e neglizhimit. Siç ka qenë i neglizhuar vetë, neglizhon dhe fëmijët. Mund të sigurojë jetesën për fëmijët e vet, është një baba që punon shumë, por nuk qëndron ose nuk ka kapacitetin për të qëndruar në një komunikim emicional me fëmijët e vet. Shpesh e tregon dashurinë vetëm duke siguruar.

Si duken narcistët nga jashtë?

Janë shumë sharmantë. Kujdesen për veten e tyre. Është një mekanizëm që ata e hedhin grepin tek personat, i nuhasin vajzat që kanë një vetëbesim të ulët, nuhasin ato vajza që janë ‘people pleasers’, që duan t’u bëjnë qejfin të tjerëve.