Live From Tirana

Psikologia: “Personazhet në BBV i japin një mesazh pozitiv njerëzve të thjeshtë…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Eva Sinanaj. Ajo ka folur më shumë mbi “Big Brother VIP”, personazhet që marrin pjesë në këtë reality show, si dhe për fitoren e Selin…

Si e sheh fenomenin e “Big Brother” në aspektin psikologjik?

Mendoj që personazhet publike në “Big Brother”, VIP-at, janë personazhe që tregojnë një realitet shumë real dhe jo vetëm japin mesazhe, por i tregojnë një anë tjetër njerëzve të thjeshtë, të cilët mendojnë se suksesi vjen lehtë. Ose mendojnë që këta figura publike mund të kenë familjen perfekte. Jo vetëm në këtë edicion, por dhe në edicionet më para, ne kemi parë që mesazhet janë shumë të mira dhe pozitive për shoqërinë. Kemi parë për shembull që edhe pse një familje është divorcuar, fëmija i kësaj familje ia ka dalë. Mund të jetë lodhur pak më shumë për shkak të mungesa emocionale ose financiare, por është rrëzuar dhe është ringritur. Është dashur që të mos e ketë rrugën e shtruar, por ta ndërtojë vetë rrugën, pra të jetë i bërë vetë, jo të jetë i bërë nga të tjerët. Kemi parë dhunën, fizike, verbale, dhunë seksuale, kemi parë raste pedofilie. Dhe të thuhen me zë e figurë, jo vetëm që është një emancipim mediatik, por është shumë pozitive për shoqërinë dhe që jepen në televizione të rëndësishme kombëtare.