Live From Tirana

“Rogerti, një fenomen”/Psikologia: Në realitetin shqiptar ka shumë gra me të njëjtën qasje…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Eva Sinanaj. Ajo ka folur më shumë mbi “Big Brother VIP”, personazhet që marrin pjesë në këtë reality show, si dhe për fitoren e Selin…

Cili është mesazhi që ne marrim, një njeri që bën shumë gabime, Rogerti për shembull ka bërë shumë gabime por vazhdoi në lojë. Shpesh ka marrë dhe kritika nëse duhet të ishte apo jo. Në fakt, këto janë realitete, pra Selin 23 vjeç me meshkuj të tillë përballë, i ke çdo ditë në lagje. Cili është mesazhi që ne marrim nga një personazh si Rogerti?

Po, i ke kudo, i ke në punë… Rogerti ishte një fenomen, që në këtë rast ishte në gjininë mashkullore, por në realitetin shqiptar ke dhe plot gra të cilat kanë të njëjtën qasje. Mendoj që njeriu është mirë të ketë mendim dhe t’i qëndrojë, për aq kohë sa ky nuk lëndon tjetrin dhe nuk cenon integritetin, nuk cenon moralin e personit që ti ke përballë. Ne nuk jemi qenie perfekte, ne të gjithë mund të bëjmë gabime në momente të caktuara, në varësi të kushteve, rrethanave, si jemi rritur. Por është e rëndësishme të tërhiqemi. Sepse ka gjithmonë një reflektim. Në momentin që kjo nuk ndodh, atëherë duhet parë pjesa emocionale, bota psiko-emocionale e gjithësecilit, qoftë ky burrë apo grua e shoqërisë. Jo çdo gjë mund të bëhet në kuadër të lojës, në kuadër të show-t, jo çdo gjë mund të pranohet dhe jo çdo gjë mund të vazhdohet. Personazhet e formateve të tilla duhet të mos harrojnë asnjëherë që do t’i rikthehen jetës reale. Aty është një periudhë e caktuar, për një qëllim të caktuar ka shkuar secili, por të mos e humbin veten aty. Të mundohen ta gjejnë veten dhe të nxjerrin anën më të mirë të saj. Shumë personazhe kam dëgjuar që i ka rritur ky format, kanë njohur dimensione të tjera. Pra ka shërbyer jo vetëm për shoqërinë, por dhe për vetë individët që kanë qenë pjesë.