Celebrities Gossip Showbiz

Publikohen pamje tronditëse të Liam Payne disa orë para se të ndërronte jetë?

Liam Payne, ylli i njohur i popit, ka humbur jetën tragjikisht më 16 tetor, pasi u rrëzua nga ballkoni i dhomës së tij në hotelin Casa Sur në Buenos Aires. Disa orë para se të ndodhte tragjedia, Payne u pa duke u tërhequr zvarrë në hollin e hotelit, një moment që është kapur në fotografi shokuese dhe është publikuar nga “Daily Mail”.

Mediat britanike kanë ngritur pyetje lidhur me mundësinë e shpëtimit të këngëtarit, duke sugjeruar se ndihma e shpejtë mund të kishte bërë diferencën.

Në momentin e tragjedisë, 31-vjeçari dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, faktorë që mund të kenë ndikuar në rënien fatale. Ceremonia mortore e Liam Payne u zhvillua të mërkurën në kishën e Shën Marisë në Amersham, Buckinghamshire, dhe u ndoq nga shumë të afërm dhe miq të këngëtarit. Trupi i tij u kthye në Britani nga babai i tij, Geoff Payne, i cili udhëtoi menjëherë për në Argjentinë pas lajmit për vdekjen e të birit.

Lajmi i tragjedisë ka tronditur fansat dhe botën e muzikës, të cilët po kujtojnë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës dhe ndikimin që pati si anëtar i grupit pop shumë të njohur, “One Direction”.