Celebrities Gossip Showbiz

Publikohet traileri i parë i dokumentarit të Amazon për Melania Trump!

Amazon ka publikuar trailerin e parë të dokumentarit që do të shfaqet vitin e ardhshëm për Melania Trump. Filmi do të ndjekë zonjën e parë gjatë 20 ditëve para inaugurimit të vitit 2025. “Së bashku dëshmoni historinë teksa po shkruhet” është slogani i dokumentarit. Ky projekt shënon gjithashtu një rikthim për regjisorin e diskredituar Brett Ratner, i cili në vitin 2017 u akuzua për sjellje të papërshtatshme seksuale nga disa gra. Në trailer shfaqet edhe Donald Trump, teksa Melania e ndihmon para kamerave.

“Trashëgimia për të cilën jam më krenar do të jetë ajo e paqebërësit,” thotë ai, përpara se Melania të shtojë: “paqebërës dhe bashkues”. “Më në fund, të gjithë duan ta dinë, ndaj ja ku është,” thotë Melania më vonë në pamjet e dokumentarit. “20 ditët e jetës sime, që i paraprijnë inaugurimit presidencial të SHBA-së, përbëjnë një moment të rrallë dhe përcaktues, një moment që kërkon kujdes të veçantë, integritet dhe mjeshtëri të pakompromis”, ka thënë ajo për Fox News.

“Jam krenare që po ndaj këtë moment shumë specifik të jetës sime, 20 ditë tranzicioni intensiv dhe planifikimime shikuesit e filmave dhe fansat në mbarë botën”. Amazon ka shpenzuar 40 milionë dollarë për të drejtat e dokumentarit, i cili u konceptua fillimisht nga zonja e parë në nëntor të vitit 2024. Po ashtu, Amazon do të publikojë edhe një docu-serial me tre pjesë, që do të tregojë jetën e saj mes udhëtimeve ndërmjet Nju Jorkut, Uashington DC dhe Palm Beach.