Edhe politikania serbe e Kosovës Rada Trajkoviç ka dalë kundër propozimit të Presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve. Sipas saj çdo tjetërsim territorial do ta detyronte shumicën e popullatës serbe të Kosovës, në jug të Lumit Ibër, për eksod. Trajkoviç akuzon dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Thaçi e Vuçiç se po “tentojnë të provokojnë dhunë të koordinuar për shkak të pozitave të tyre të dobëta politike”.