Politikë

Rama-emigrantëve në Athinë: Me pasaportën e BE, do të uleni në çdo tryezë evropiane përgjithmonë si shqiponja

Kryeministri Edi Rama sot në takim me shqiptarët e Athinës ka folur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Ai theksoi se 11 Maji do ta bëjë pasaportën e Shqipërisë njëlloj si me vendet e BE-së.

Rama: Ju sot i jeni imponuar këtij vendi, atij këndi që përshëndsni fqinjët grek sepse sot ju keni arritur respket sic keni marrë gjithmonë. Falë dhe fakti që kanë pasur në krye njerëz, që nuk kanë pasur kurajo që të na bëjnë të barabartë. Kanë dhënë servilizëm dhe kanë bërë dhe poshtërim, duke bërë që të huajt të na shikojnë si përfaqësues të një shteti që nuk meriton respekt e vlerësim, sot kjo ka ndryshuar. Ju i duheni vendit në 11 Maj për të vënë vulën në këtë proces, për të realizuar atë që është detyrimi i fundit, që të shkojmë drejt familjes së BE. Mësohe gjuhën greke, mësohe kulturën, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke në pasaportën tendë shqiptarë.

LEXO EDHE: “Për bufin dhe shokët e tij”/ Kryeministri Rama publikon videon me personazhet e animuar të politikës!

Kryeministri Edi Rama iu tha emigrantëve se me pasaportën e BE, do të ulen në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja.

Rama iu tha të rinjve se duhet ta respektojnë kryqin e bardhë në flamurin e Greqisë si vendi që i ka ‘adoptuar’ por shtoi se nuk duhet të harrojnë shqiponjën e Shqipërisë.

“Me këtë pasaportë, që unë, yt atë të bëra të mundur duke iu bashkuar me Ramën dhe PS me 11 maj ti ke mundësi të qëndrosh këtu, të shkosh në çdo vend të Evropës dhe të respektohesh i barabartë mes evropianësh. Kur prindërit e tu erdhëm këtu, u detyruam të bëjmë shumë gjëra për të mbijetuar, për ta ulur kurrizin deri në tokë, për të mos e humbur betejën, të bëjmë punë që ti biri apo bija jonë as nuk mund t’i imagjinosh sot që i ke të gjitha të mirat, dhe të duket se jeta ka qenë gjithmonë kështu, por këto i bëmë për ty e ju, dhe tani jemi të lehtësuar sepse juve duhet ta respektoni kryqin e bardhë në flamurin e Greqisë se është vendi që iu ka adoptuar po ama s’keni nevojë që shqiponjën në flamurin e kuq ta harroni apo aq më keq ta ndërroni. Ju jeni shqiponja dhe do të keni gjithmonë shqiponja. Me pasaportën evropiane të shqiptarëve, ju do të uleni në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja. Ashtu sikundër në të gjitha tryezat ku mblidhet Evropa, përfaqësuesit e shteteve janë poshtë dhe lartë nëpër ballkon janë përkthyesit e të gjitha gjuhëve, ashtu do të jetë edhe përkthyesi i shqipes, kur përfaqësuesi i Shqipërisë të flasë shqip dhe të tjerët të vënë kufjet për të dëgjuar. Tani ky është momenti, sepse sot për herë të parë, që kur kemi filluar këtë rrugëtim, Shqipëria ka filluar rrugëtimin kolektiv, ju keni bërë këtu përpjekjet për t’u integruar, Shqipëria i ka bërë përpjekjet për t’u integruar në botën e madhe. Për herë të parë BE nuk është vetëm në pozitën që një ditë do të jemi bashkë, por sot thotë jemi gati që brenda 2027 të mbyllim marrëveshjen me ju dhe brenda kësaj dekade të jemi bashkë. Kjo ka ardhur si pasojë e atyre që kemi bërë ne, e këmbënguljes tonë, që na shikonin në rastin më të mirë me keqardhje, në rastin e zakonshëm me bezdi dhe në të keqin me përçmim, në një situatë kur na shikojnë me respekt dhe besim. Por kjo ka ardhur edhe si rezultat ku është sot Evropa. Për këtë arsye nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por edhe BE ka hapur një derë dhe thotë ejani hynë një orë e më parë.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se në mandatin e katërt, do të rrisë pagën mesatare të përgjithshme në 1 mijë euro, ndërsa iu bëri thirrje emigrantëve që të kthehen në Shqipëri, pasi tani vendi ofron më shumë mundësi.

“Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija, dritë e kuqe që paralajmëron një rrezik të madh, që ne shqiptarët dhe shqiptarët e Greqisë e ka përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5 përqind njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik. Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jetë 15 mijë euro. Paga mesatare ishte 370 euro, në sektorin publik, ku njerëzit punësohen për t’u shërbyer të tjerëve, sot me vitin 2024, të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro e shikojmë me optimizëm mandatin e 4. Ky është lajmi për të gjithë ju dhe ata që kanë filluar ta shohin Shqipërinë si vendin ku mund të kthehen, por ende ngurrojnë për shkak se janë të pasigurtë nëse do të gjejnë aty të paktën atë që kanë këtu, ndërkohë që them se kush ka kurajon të kthehet sot, do të gjejë aty mundësinë që nesër do të ketë më shumë se këtu. Paga mesatare asokohe ishte 320 euro, sot paga mesatare e përgjithshme midis shtetit dhe privatit është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro.”, u shpreh Rama.