Aktualitet

Raporti amerikan: Vetëm 34% e shqiptarëve e përdorin rripin e sigurimit në makinë!

Vetëm 34% e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit në makinë apo kaskë mbrojtëse në motor. Kështu vëren raporti i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara. Ky raport shpreh shqetësimin se Shqipëria mbetet larg objektivit të 2020-ës kur parashikohet që përdorimi i rripit të sigurimit apo kokoreve të jetë 80%. Vëzhgimi konstaton se ka një tendencë pozitive por shumë larg pritshmërisë.