Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Regjisori i njohur propozon aktoren e njohur si James Bond-in e ardhshëm femër!

Aktorja, Sydney Sweeney, është përmendur si një kandidate e mundshme për filmin e ardhshëm të 007, por jo në rolin tradicional të një vajze Bond, por si vetë agjentja kryesore. Regjisori i Hollywood-it, Paul Feig ka shprehur hapur mbështetjen për idenë që ajo të marrë rolin e spiunes britanike. Ai tha se do të preferonte ta shihte Sydney-n si Bond-in e ardhshëm, duke shtuar se ajo është shumë punëtore, profesionale dhe mjaft e zgjuar për një rol të tillë. Dyshja kanë bashkëpunuar së fundmi në filmin The Housemaid.

Vetë Sydney Sweeney ka treguar më herët interes për ekskluzivitetin e James Bond, sidomos pasi të drejtat u blenë nga Amazon MGM Studios. Ajo është shprehur se ka qenë gjithmonë fanse e madhe e Bond-it dhe se ideja për ta luajtur vetë rolin kryesor do të ishte më argëtuese për të. Ndërkohë, disa emra të tjerë si Aaron Taylor-Johnson, Callum Turner, Jacob Elordi dhe Jack O’Connell vazhdojnë të përfliten për rolin e Bond-it, pas largimit të Daniel Craig, i cili e interpretoi për herë të fundit në filmin No Time to Die. Filmi i ri i 007 do të drejtohet nga Denis Villeneuve, ndërsa skenari do të shkruhet nga krijuesi i serialit Peaky Blinders, Steven Knight.

Pasuria e aktores Sydney Sweeney ka pësuar një rritje marramendëse në dy vitet e fundit, duke arritur në rreth 40 milionë dollarë, nga vetëm 10 milionë që ishte më parë. Sipas raportimeve, kjo rritje e jashtëzakonshme lidhet jo vetëm me suksesin në ekran, por edhe me zgjedhjet strategjike jashtë tij. Filma si Anyone But You dhe The Housemaid, si dhe rikthimi i saj në serialin Euphoria, kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë sukses. Megjithatë, pjesa më e madhe e të ardhurave të saj vjen nga bashkëpunimet me marka të njohura si Armani Beauty, Miu Miu dhe Kérastase, të cilat i kanë sjellë kontrata shumë fitimprurëse.