Gossip Showbiz

Sydney Sweeney “shpërthen” financiarisht, sa dhe si i shumëfishoi të ardhurat?

Pasuria e aktores Sydney Sweeney ka pësuar një rritje marramendëse në dy vitet e fundit, duke arritur në rreth 40 milionë dollarë, nga vetëm 10 milionë që ishte më parë.

Sipas raportimeve, kjo rritje e jashtëzakonshme lidhet jo vetëm me suksesin në ekran, por edhe me zgjedhjet strategjike jashtë tij. Filma si Anyone But You dhe The Housemaid, si dhe rikthimi i saj në serialin Euphoria, kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë sukses.

Megjithatë, pjesa më e madhe e të ardhurave të saj vjen nga bashkëpunimet me marka të njohura si Armani Beauty, Miu Miu dhe Kérastase, të cilat i kanë sjellë kontrata shumë fitimprurëse.


Një ndikim të madh pati edhe fushata e saj me American Eagle, e cila pavarësisht polemikave rezultoi një sukses financiar, duke ndikuar edhe në rritjen e vlerës së kompanisë.

Përtej aktrimit, Sweeney ka hyrë edhe në botën e biznesit, duke lançuar linjën e saj të të brendshmeve, një lëvizje që pritet të forcojë edhe më shumë pozicionin e saj financiar dhe imazhin si sipërmarrëse.