Një 10-vjeçar ka shënuar rekord botëror duke kujtuar shifrat dhjetore të numrit Pi në një minutë. Alberto Davila Aragon, student nga Bristol, vendosi rekordin e ri duke memorizuar dhe duke i thënë 280 shifra në vetëm 60 sekonda. Udhëtimi i Aragonit me matematikën filloi në mars 2024, kur shkolla e tij organizoi një konkurs.
“Në mars 2024, shkolla ime organizoi një konkurs emocionues të numrave Pi. I vendosur për të fituar, shkova në shtëpi dhe u angazhova të mësoja përmendësh sa më shumë shifra të Pi”-tha Alberto Davila Aragon për Guinness. “Unë dola si fitues i konkursit, pasi mësova përmendësh 150 shifra mbresëlënëse të Pi”-shtoi ai.
Sipas Guinness, ky ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të Albertos për të thyer rekord. I motivuar nga suksesi i tij fillestar, ai vazhdoi të shtyjë veten, duke mësuar edhe më shumë nga shifrat e Pi dhe duke përmirësuar shpejtësinë e tij, derisa ishte gati të sfidonte rekordin botëror. Kur erdhi ai moment, prindërit e tij e ndihmuan të organizonte ngjarjen. Pasi fitoi konkursin duke kujtuar 150 shifra, Aragon vazhdoi të praktikonte, duke shënuar përfundimisht rekordin me 280 shifra.