Një familje nga Oklahoma i bëri një befasi një burri duke e nderuar me një rekord botëror Guinness për koleksionin me 8882 tulla të ndryshme. Clem Reinkemeyer, 87 vjeç, ishte jashtë qytetit kur vajza e tij, Celia dhe dhëndri, Dan Bisett, bashkuan një grup miqsh për të numëruar dhe dokumentuar secilin objekt në hambarin me tulla në Tulsa. Kur Reinkemeyer u kthye në shtëpi, ai u befasua me një certifikatë zyrtare për koleksionin më të madh në botë të tullave.
“U ktheva në qytet dhe ishte një surprizë e madhe. Jam shumë i lumtur që kam këtë certifikatë”-tha ai për Guinness World Records. Koleksioni i Reinkemeyerit, të cilin ai e ka mbledhur për 40 vjet, përfshin një tullë romake nga viti 100 pas Krishtit, por shumica e tyre datojnë nga disa shekuj më parë.
Great-grandfather Clem Reinkemeyer has a barn that houses a very unusual collection – the largest collection of bricks pic.twitter.com/jtI9Xo4MrD
— Guinness World Records (@GWR) February 17, 2025
“Koha më e madhe e prodhimit të tullave ishte diku midis viteve 1870 dhe 1910. Një lloj i veçantë tulle si kjo ka një argjilë të caktuar që i reziston nxehtësisë dhe të gjithë kishin nevojë për një oxhak”-deklaroi ai. Amerikani tha se disa nga tullat e tij më të vlefshme janë ato me gabime drejtshkrimore, si një tullë ku shkruhet “Tulsa” me një “s” të kthyer mbrapsht.
Një nga tullat e preferuara është për trotuar e prodhuar në një fabrikë në Uashington, e cila ndodhej aty ku sot qëndron Pentagoni. “Mund të ketë disa nga këto tulla nën Pentagon. Por, mendoj se kjo është unike”-pohoi ai. Reinkemeyer shpjegoi se tullat e tërheqin për shkak të historisë që mbajnë.