Showbiz

Restoranti në SHBA mbush karriget me kukulla për të ngritur moralin në kohë pandemie

Javën e ardhshme në SHBA pritet të hapen baren dhe restorantet të cilat do të duhet të zbatojnë me përpikmëri rregullat e OBSH për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Megjithatë, pronarët e një restoranti në Karolinën e Jugut vendosën të sjellin pak energji për klientët e tyre të cilët do tu duhet të darkojnë vetëm dhe në një distancë 1.5 metra nga tavolina tjetër.

Paula Starr Melehes dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur në të gjitha tavolinat disa kukulla të mëdhaja prej gome të cilat fryhen me ajër që tu bëjnë shoqëri klientëve që janë të mirëpritur nga e hëna.

Edhe pse ideja e tyre ka bërë xhiron e rrjetit, disa njerëz mendojnë se këto kukulla nuk të ngrenë aspak moralin por në fakt janë të frikshme dhe mund ta rëndojnë akoma më shumë mendërisht klientët të cilët e kanë përjetuar shumë situatën e pandemisë.