Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ricky zbulon emocionet para performancës dhe kush mendon se fiton këtë edicion…

Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh. Mbrëmjen e datës 19 Prill në Top Channel, u mbajt finalja e madhe e edicionit të katërt të ‘reality show’-t i cili ka thyer rekorde.

Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.

Në një intervistë të shkurtër Ricky u shpreh se:

Zakonisht para çdo performance kam emocione por janë  të tipit ekzaltues, mezi pres të performoj dhe të kem atë komunikimin me audiencën, jam bërë kohë që performoj.

Sa i përket se kush mendon ai se do ta fitojë këtë edicion tha:

E kam thënë dhe i qëndroj, e ka bërë punën për ta fituar Gjesti kështu që kushdo që fiton prej të katërtve që janë brenda më bëhet qejfi sepse të gjithë i kam përzemër por Gjesti e meriton.